Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot 5 raste të reja me koronavirus, dhe shkon në 969 numri i të prekurve.
Lajmi i mirë është se 13 pacientë të tjerë janë shëruar në 24 orët e fundit, në total 80% e të prekurve.
Aktualisht janë 167 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.
Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 14 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive, sqaron ministria.