Sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi, e ka refuzuar një ofertë për t’iu bashkuar klubit francez, Saint-Etienne – njofton Tuttosport.
Futbollisti i Kosovës është në kërkim të një klubi ku mund të luajë, duke qenë se nuk ka hapësira te Biancocelestët.
Klubi nga Ligue 1 ka shprehur interesim për shërbimet e tij, në përpjekje për t’i rritur gjasat për mbijetesë.
Mirëpo, Muriqi nuk ka dashur që t’i bashkohet ekipit të Saint-Etienne në afatin kalimtar të janarit.
CSKA Moska është përmendur si një prej destinacioneve më të mundshme të 27-vjeçarit, mirëpo akoma nuk ka asgjë konkrete.