Kolegët në protestë, Mirush Kabashi prej dy vitesh lufton me sëmundjen e rëndë

Aktori i madh Mirush Kabashi prej dy vitesh lufton me jetën pasi është i prekur nga një sëmundje e rëndë.

Përmes një fotoje të postuar në faqen e fansave të Mirush Kabashit, shihet se mjeshtri i madh është duke kaluar një sfidë me shëndetin e tij.

Në postimin në Facebook, thuhet se Kabashi sapo ka përfunduar radioterapinë pasi prej dy vitesh vuan nga një sëmundje e rëndë.

72-vjeçari, është një ndër figurat më të dashura për publikun i cili gjithmonë ka shprehur revoltë përmes artit dhe për shkak të gjendjes shëndetësore nuk mund të jetë duke përkrahur mbështetësit e Teatrit.

Postimi i plotë:

Mirush Kabashi në karrige me rrota, MJESHTRI I MADH përfundon radioterapinë

Mjeshtri i madh, Mirush Kabashi sapo ka përfunduar radioterapinë.

Aktori i mirënjohur, prej dy vitesh vuan nga një sëmundje e rëndë dhe vazhdimisht ka bërë përpjekje të mëdha për shëndetin e tij.

Ndërkaq, kjo është një foto nga spitali, postuar fill pas mbarimit të radioterapisë.

Mirush Kabashi shfaqet në karrige me rrota por i buzëqeshur dhe plot jetë.

Ai festoi një muaj më parë 72 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë sa më shumë shëndet kësaj ikone të skenës dhe filmit.


Shtuar 20.05.2020 16:19