Pioli: Dëmtimi i Ibras? Faji i fushës

Dje në mbrëmje Milan u ndesh ndaj Juventus ku ndeshja përfundoi në rezultatin 0-0.

Zlatan Ibrahimovic doli i dëmtuar dje nga ndeshja në minutën e 28-të. Suedezi pësoi një dëmtim në tendinën e tij dhe u largua nga fusha.

Pioli i është bashkuar gjithashtu personave të cilët akuzojnë terrenin e San Siros. Më parë ishte Inzaghi dhe Dzeko nga Interi të cilët gjykonin terrenin për arsye se në shumë pak kohë janë luajtur disa ndeshje.

“Dëmtimi i Zlatanit nuk është një lajm që do donim të merrnim. Fajin e ka terreni i San Siros, është goxha i dëmtuar nga gjithë këto ndeshje që janë luajtur për pak ditë”, u shpreh tekniku i Milan-it./h.ll/albeu.com


Shtuar 24.01.2022 07:55