Përkujtojmë heroin shqiptar, 106 vjet nga vrasja e patriotit Isa Boletini

Sot është shënuar 106-vjetori i vdekjes së patriotit të shquar shqiptar, Isa Boletini.

Boletini njihet si kryengritësi shqiptar i Vilajetit të Kosovës dhe pjesëmarrës në Lidhjen e Prizrenit.

23 janari i vitit 1916, e gjeti të vrarë atë në një shkëmbim të zjarrit me serbo-malazezët në urën mbi lumin Ribnicë në Podgoricë. Isa Boletini u vra së bashku me 7 shoqëruesit e tij; me djalin Halilin (24), Seitin (18), katër kushëri dhe një mik nga Isniqi.

Isa, shërbeu si kryetar i rojeve të pallatit sulltanor, prej ku u kthye grada dhe çifligje, pas ardhjes së xhonturqve dhe masave të tyre drejtoi kryengritjet e vitit 1910 dhe atë të 1912.

Pas ngritjes së Lidhjes së Prizrenit, Isa mori pjesë në betejën e Slivovës kundër forcave të rregullta osmane më 22 prill të vitit 1881. Manastiri i Sokolicës mbrohej nga Isa me të vëllain e madh, Ahmet Boletinin.

Ndodhitë e Mitrovicës kundrejt serbëve, Perandoria Ruse i vë kusht Stambollit hapjen e një konsullate ruse në Mitrovicë më 7 maj 1902.

Tutje më 29 shtator, raportohet se iu dorëzua autoriteteve osmane dhe se do të falej për të bëmat e tij. Më 24 nëntor mbërriti në Stamboll, ku u caktua në krye të dyfekxhinjve, siç ishte mënyra e qeverisjes e Sulltan Abdyl Hamidit për të bërë për vete krerë të zëshëm vendorë.

Gjithashtu iu dha vendimi për të filluar punimet te Fabrika e Gurëve të Mullinjve në Boletin, si dhe mori titullin Bej.

Ai u caktua ndër rojet e Princ Vidit gjatë sundimit të tij jetëshkurtër.

Po ashtu, ai ka lind në kullën e familjes në fshatin Boletin, të Mitrovicës, vend i cili ishte i pabanuar, por i pasur sepse përballë Boletinit gjendet Bjeshka e Majdanit dhe guri i Majdanit, ishte i njohur si Gur i Mullirit.

Isa Boletini kishte 14 fëmijë 9 djem e 5 vajza. Fati i djemve të tij kishte qenë shumë tragjik, ku Musa është pushkatuar nga regjimi jugosllav në Mitrovicë, edhe Faiku është vrarë në luftë kundër forcave jugosllave në Bistricë të Shalës së Bajgores.

Ademi ishte i vrarë me atentat në Shkodër, ndërsa Zahiti i vrarë në Podgoricë, Pajaziti vdes në Nicë të Francës dhe Asllani është pushkatuar në burgun e Prishtinës.

Ishte ndër konspiruesit dhe organizatorët e kryengritjes së viti 1910 me Hoxhë Said efendiun, Nexhip bej Dragën, Hasan Prishtinën, Mehmet pashë Derallën, Rexhep Mitrovicën, Bedri Pejanin, Salih Gjukën dhe Idriz Seferin.

Isa me shumë krerë të tjerë të Pejës e Gjakovës mbajtën qëndrim ndaj trupave osmane, gjë që çoi drejt gjakderdhjesh dhe bombardimin të fshatrave shqiptare.

 

 


Shtuar 23.01.2022 22:30