Gjendet një minë në shëtitoren pranë Portit të Durrësit

Një minë është gjetur ditën e sotme në afërsi të Portit të Durrësit dhe shëtitores ‘Taulantia’.

Mina është gjetur gjatë punimeve që janë duke u kryer për restaurimin e shëtitores. Ishte një banor i zonës i cili ka konstatuar minën i cili më pas ka lajmëruar autoritetet.

Mësohet se vendngjarja është rrethuar dhe pritet që të shkojnë ekspertët.


Shtuar 19.05.2020 10:29