Goli i Bajramit nuk mjafton, Interi mes dramës shkon në çerekfinale (VIDEO)

Interi ka marrë një fitore shumë të vështirë ndaj Empolit për të siguruar kështu një vend në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Madje, kampioni në fuqi ishte shumë pran eliminimit, por një gol i vonshëm i Andrea Ranokias ia siguroi vazhdimet pasi rezultati u barazua në 2-2.

Paraprakisht për Interin kishte shënuar Alexis Sanchez, ndërsa Nedim Bajrami dhe Patric Cutrone ishin përkujdesur për ta përmbysur rezultatin në 2-1.

Në vazhdime, Interi u tregua skuadër më cinike dhe goli i Stefano Sensit në minutën e 104’ doli të jetë vendimtar për kualifikimin e zikaltërve në çerekfinale. /albeu.com/


Shtuar 19.01.2022 23:38