Tre shenja që tregojnë se duhet të pini më shumë ujë edhe pse nuk keni etje

Mund të mos keni as etje por kjo nuk do të thotë që trupi juaj nuk ka nevojë për hidratim. Përfitimet e ujit në organizëm janë të shumëfishta dhe ka disa shenja që tregojnë se nuk pini aq ujë sa duhet.

Albeu.com më poshtë do t’ju tregojë 3 më kryesoret

Sytë e thatë

Mungesa e ujit ndikon edhe te sytë që thahen dhe skuqen. Pirja e ujit në baza ditore do të përmirësojë situatën.

Ndiheni të përgjumur dhe të lodhur

Mungesa e gjakut të hidratuar siç duhet çon në mungesë të oksigjenit që shkakton përgjumje dhe lodhje.

Keni dhimbje kyçesh

Kërci dhe disqet vertebrale përbëhen nga 80% ujë. Mbajtja e trupit tuaj të hidratuar siguron që nyjet tuaja të mund të thithin goditjet nga lëvizjet e papritura si vrapimi ose rënia e vështirë.


Shtuar 18.01.2022 15:55