Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditura lehtësimin e masave për ditën e nesërme.
Sipas njoftimit, në zonat e gjelbërta do të lejohet levizja e lirë ndërkohë që në zonat e kuqe fasha orare do të zgjatet deri në orën 21:00.
Gjithashtu kryeministri thotë se hiqen në të gjithë vendin autorizimet për lëvizjen e këmbësorëve apo automjeteve gjatë javës – fundjava do të jetë përsëri pa makina.
Reagimi i plotë
Nga nesër për javën në vazhdim, në bazë të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë:
🟢 FIERI KTHEHET NË ZONË E GJELBËR
🪀 HIQET KREJTËSISHT FASHA ORARE E LËVIZJES NË ZONAT E GJELBËRTA
🟢 FASHA ORARE E LËVIZJES NË ZONAT E KUQE ZGJATET DERI NË ORËN 21.00
🟢 HIQEN NË TË GJITHË VENDIN AUTORIZIMET PËR LËVIZJEN E KËMBËSORËVE APO AUTOMJETEVE GJATË JAVËS – FUNDJAVA DO TË JETË PËRSËRI PA MAKINA😊
VAZHDON TË JETË E NDALUAR HYRJE – DALJA E AUTOMJETEVE NË ZONAT E KUQE⛔️
🪀 QEVERIA DO TË NDRYSHOJË NESËR AKTIN NORMATIV PËR HEQJEN E NDALESËS SË STUDIOVE TV PËR TË FTUAR JO MË SHUMË SE NJË PERSON. DO TË MBETET VETËM KUSHTI QË TË FTUARIT TË VENDOSEN NË DISTANCË 2m NGA NJËRI – TJETRI📺
Miq, me heqjen e të gjitha autorizimeve të lëvizjes, ekspozimi ndaj infeksionit rritet shumë dhe barra e çdo individi për të ruajtur veten e të tjerët gjithashtu! Ju lutem bëni më të mirën tuaj si deri tani dhe kujdes në mënyrën më të veçantë më të moshuarit e të sëmurët në familjet tuaja, të cilët duhet të vetëkufizojnë daljet maksimalisht🙏 *Masa 14 ditore për të vetëkarantinuarit nuk ndryshon dhe shkelja e saj ndëshkohet nga ligji dhe Kodi Penal.