Pas shembjes së Teatrit, duket se protestat akoma nuk kanë shteruar.
Pas orëve të gjata pranë grumbullit me pluhur që ka mbetur atje ku duhej të ishte Teatri, një pjesë e protestuesve kanë qëndruar në Bulevard.
Ata kanë zgjedhur të ulen këmbëkryq në rrugën e Myslym Shyrit mbi parkun “Rinia”.
Ndërkohë policia po negocion me protestuesit të cilët i kanë pritur me ovacione dhe kanë refuzuar t’i binden urdhrit të policisë.