Laboratori i drogës në Shkodër, lirohen 5 punonjësit e OSHEE, prokurori: Arrestim i paligjshëm

5 punonjësit e OSHEE-së që u arrestuar në Shkodër pas zbulimit të laboratorit të drogës paraditen e sotme, janë liruar.

Prokurori Gëzim Spahiu ka urdhëruar lirimin e tyre dhe ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e 5 punonjësve.

Sipas prokurorit punonjësit nuk kanë konsumuar vepër penale dhe nuk ka prova për ndalimin e tyre.

Punonjësit e OSHEE janë Indrit Taraboshi, Pavlin Çarri, Agron Hoxha, Hektor Lami dhe Bledar Ahmeti, ata akuzoheshin për shpërdorim detyre./albeu.com


Shtuar 15.01.2022 19:42