Presidenti i Adana Demirspor, Murat Sancak, ka zbuluar se Newcastle është interesuar të sigurojë Mario Balotellin.
“Dje morëm një ofertë nga skuadra arabe. Ne refuzuam dhe thamë se nuk kemi ndërmend të shesim. Newcastle po shqyrton nënshkrimin e Balotellit, por deri më tani nuk kemi marrë një ofertë zyrtare. Ai ka një klauzolë largimi në kontratën e tij, por nuk mund të zbuloj se sa është vlera”, tha presidenti i klubit.
Balotelli deri më tani ka luajtur 20 ndeshje, 9 gola dhe 4 asistime. /albeu.com/