I konsumoni çdo ditë, por këto janë ushqimet që bëjnë të ndiheni të pafuqishëm

Gjatë ditës të gjithë kemi luhatje të gjendjes tonë. Kjo mund të jetë për shkak të një sërë faktorësh dhe dieta është një prej tyre. Kjo ka kuptim pasi ushqimi është “karburanti” kryesor i trupit. Ka ushqime të ndryshme që na “vjedhin” energjinë dhe ulin nivelet e saj.

Shikoni më poshtë disa prej tyre

Ushqimet e skuqura: Përmbajtja e lartë e yndyrës së ushqimeve të skuqura në kombinim me mungesën e fibrave ngadalëson tretjen, ndaj i duhet një kohë e gjatë që trupi të përdorë lëndët ushqyese që i nevojiten për të prodhuar energji.

Makaronat e bardha: Karbohidratet e përpunuara, të tilla si ato që gjenden te spageti i bardhë, buka e bardhë dhe orizi i bardhë, bëjnë që nivelet e sheqerit në gjak të luhaten ndjeshëm, gjë që përkthehet në luhatje të papritura të niveleve të energjisë.

Drithërat që kanë sheqer: Sasia e madhe e sheqerit që kanë në kombinim me përmbajtjen e ulët të fibrave çojnë në “kriza” urie dhe përgjumjeje gjatë ditës. Drithërat integrale janë zgjidhja më e mirë, pasi fibrat sigurojnë një rrjedhje të qëndrueshme të energjisë për orë më të gjata.


Shtuar 14.01.2022 18:32