“Bukuri e ndaluar!”, ylli i Arabisë Saudite dëbohet nga vendi (FOTO LAJM)

Ylli i Arabisë Saudite, Omar Borkan është dëbuar nga vendi për shkak të bukurisë.

Omar Borkan Al Gala po merrte pjesë në Festivalin vjetor të Janadriyah saudit, kur papritur atij dhe disa modelëve të tjerë iu kërkua të largoheshin nga vendi.

“Një zyrtar i festivalit tha se tre burrat u nxorën jashtë me arsyetimin se ishin shumë të pashëm dhe se anëtarët e Komisionit kishin frikë se gratë mund të binin në dashuri”,sipas gazetës arabe Elaph.

Më vonë u spekulua se motivi i vërtetë i dëbimit ishte për shkak të ardhjes së papritur të një artisteje grua në Emiratet e Bashkuara Arabe.


Shtuar 13.01.2022 15:34