Sipas ISHP-së, në vend ka pasur vetëm 4 raste të reja të infektuara me COVID-19 duke e ccuar kështu numrin në 880.
Të infektuarit janë dy në Berat dhe dy në Tirane, mes tyre nje grua shtatzënë.
Kjo është dita e tretë radhazi, që autoritetet në vend flasin për një situatë të qëndrueshme dhe konfirmojnë vetëm 4 pacientë të infektuar.
Kujtojmë se Berati qe shpallur zonë e gjelbër, ndërkohë që dy punonjës të ujësjellësit e kanë kthyer në zonë të kuqe.