Ish-ministri i shëndetësisë, Nard Ndoka, një ditë para përfundimit të ultimatumit drejtuar Bashës, për lirimin e zyrave të Partisë Demokratike, kë lëshuar edhe një kërcënim në adresë të këtij të fundit.
Ndoka ka shkruar në Facebook se Basha duhet të marrë bukë me vete pasi demokratët do e zënë si miun në çark.
“Lul merr bukë më vete, se do mbetesh si miu në çark!”, shkruan Ndoka.
Kujtojmë se situata në selinë blu është e nxehtë, pasi Berisha është shprehur se në datën 8 janar demokratët do të nxjerrin Lulzim Bashën jashtë zyrave të Partisë Demokratike përfundimisht./albeu.com/