Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si një kartolinë “fletë arresti” dokumentin e publikuar lidhur me implikimin e Erion Veliajt në aferën e inceneratorit të Tiranës.
Berisha shkruan se ky dokument është vendimi për ndërtimin e djegësit të Tiranës dhe është firmosur në kundërshtim flagrant me ligjin dhe jashtë kopetencave të tij nga Erion Veliaj.
Dokumenti në fjalë u publikua në rrjet pak ditë më parë dhe përmes tij tregohet qartazi implikimi i Kryebashkiakut në aferën prej 128 mln euro të inceneratorit të Tiranës. Publikimi i dokumentit solli reagime nga ana e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i cili duket në një pozitë të vështirë, nëse hetimet e SPAK do të shkojnë deri në fund.
“Në Selinë Mavi flitet se dy janë burimet e mundshme të kartolinës “flet arrest” për Lal Plehun për vitin e Ri.
1- Tigri i Korrupsionit Ahmetaj, i cili pasi gozhdohet përfundimisht në aferat e djegësit të Elbasanit dhe të Fierit që kapin vlerat 52 milionë euro mendoj se me bombën me efekt 128 milionë euro të Velisë shurdhon bujën e dy afereve ku ai është firmë kryesore krimi.
2- Ndrikull Grykësia e ngërthyer nga klanet e drogës ende pa u bërë narkoministre tani kërkon në tavë kokën e Lal Plehut për të garuar për kryetare bashkie për Tiranën. Por pavarësisht se kush ia nisi, kartolina në kodin e narkoshtetit de facto është flet arresti për Lal Plehun”, shkruan Berisha.
Postimi i plotë i Sali Berishës: