Të gjithë po i japin të drejtë, Robert Berisha tregon arsyen pse refuzoi “Big Brother VIP”

Robert Berisha ka pranuar se ka marrë një ftesë për të hyrë brenda shtëpisë së Big Brother një muaj para se të niste reality show. Në një intervistë të fundit, këngëtari është shprehur se nuk do të pranonte kurrë të bënte diçka të tillë për të dhënë show.

“Të lë unë vajzën time dhe emisionin tim për të hyrë e për t’i bërë show Top Channel. No money no funny. Askush nuk paguhet, është e pavërtetë dhe në fund a i marrin apo jo 100 mijë eurot, siç ka ndodhur dhe në vitet e tjera. Të lë jetën time për të të bërë show ty duhet të më paguash”, u shpreh këngëtari.

Kujtojmë që në një intervistë që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” pak ditë më parë, Roberti tha se po përgatiste diçka speciale për ish gruan e tij, Nora Istrefin në emisionin e tij “Robi plaket ku don vetë”.


Shtuar 31.12.2021 11:11