Reagon Tuchel në lidhje me deklaratën e Lukakut

Thomas Tuchel i është përgjigjur komenteve të Romelu Lukakut se ai nuk është i lumtur te Chelsea dhe ka premtuar bisedime me sulmuesin.

Nënshkrimi veror prej 97.5 milionë funtesh bëri deklaratën tronditës dje, duke pretenduar se ishte i pakënaqur me mënyrën se si po shkonin gjërat në Chelsea.

Duke folur për mediat mëngjesin e sotëm për intervistën e Lukakut, Tuchel tha: “Po, nuk na pëlqen, sjell zhurmë që nuk na duhet.

Nuk është e dobishme, por ne nuk duam të bëjmë më shumë sesa është në të vërtetë.

Është shumë e lehtë të nxjerrësh rreshta jashtë kontekstit, të bësh tituj.

Nuk e ndjej të pakënaqur, ndaj jam i befasuar, nuk do të lexojmë vetëm titujt.

Ne, këtu, do të marrim kohë për të parë se çfarë po ndodh. Kjo nuk pasqyron punën e tij të përditshme në Cobham. Ne do ta diskutojmë atë. Por ne do ta bëjmë atë me dyer të mbyllura.”/ h.ll/albeu.com

 

 


Shtuar 31.12.2021 10:58