Tashmë është bërë e modës që shumë yje të futbollit zgjedhin formacionin më të mirë të historisë. Këtë gjë së fundmi e ka bërë edhe Ronaldinho.
Braziliani që cilësohet në mesin e më të talentuarve që ka pasur ky sport, ka zgjedhur formacionin më të mirë në histori të futbollit. Në formacionin e Ronaldinhos çuditërisht nuk ka vend për Cristiano Ronaldon.
Ish ylli i Barcelonës, i ka bërë një vend Lionel Messit, Ronaldos brazilian dhe Thierry Henry.
Formacionin e Ronaldinhos mund ta shikoni në fotografinë e mëposhtme.