Në Shqipëri shumë shpejt do të diskutohet drafti që parashikon legalizmin e kanabisit, sipas kryeministrit Edi Rama, vetëm për qëllime mjekësore.
Ndërkohë avokati Spartak Ngjela duke folur rreth kësaj iniciative, në studion e Top Talk ka treguar se është pro saj, pasi siç ka treguar babai i tij ka qenë iniciatori i parë për legalizimin e kanabisit si bimë medicinale që në kohën e Enver Hoxhës.
“Nëse do bëhet me ligj dhe këtë e ka në dorë shteti…kjo nuk është e re është shumë e vjetër se nuk kam si të jem kundër si iniciativë se ligjin se kemi parë.
Pasi im at që ka qenë këtu e 27 vjet, ministër ekonomisë dhe dy vjet ministër i financave e ka pasur në agjendën e vet. Bimët medicianale ku hynte kanabais.
Ai kërkoi 100 mijë hektar dhe sipas biznesplanit atëherë do fitoheshin 2 miliard dollarë. Ishte 20 mijë dollar hektari. Vajti me gjigantët e farmaceutikës botërore. Por këta i dhanë 9 mijë hektar dhe kryeministri ia bëri me shenjë se skam ç’bëj por shko të Enver Hoxha. Hoxha i tha a jeni në vete apo s’jeni në vete? Ai i tha ku ti çoj unë gjithë këto para.
Llogarite sa mendje kriminale kishin këta njerëz. Se donte varfërinë këtu njerëzit nuk kishin bukë ai thoshte ku ti çoj këta para. Si të jem kundër që kjo vjen nga familja ime. Duhej bërë me kohë.” tha Ngjela.