Skandali me listat e pagave dhe targat, Balla: Javët e ardhshme ashpërsojmë ligjin

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është pyetur nga gazetarët në lidhje me skandalin e publikimit të pagave dhe targave.

Balla është shprehur se këto gjëra ndodhin dhe në vende të mëdha si Shtetet e Bashkuara ndërsa theksoi se javën e ardhme do të ashpërsohet ligji.

“Unë nuk dua të humb shumë minuta. Dua të them që është një krim i cili duhet ndëshkuar ashpër. Kam thënë dje dhe dua ta nënvizoj. Është gati, është punuar prej disa muajsh për të ndryshuar ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Besoj se është momenti i duhur për të ashpërsuar ligjin ndaj kujtdo që vë në rrezik raportin punëdhënës punëmarrës. Përafrimi i legjislancionit shqiptar me standardet e BE është domosdoshmëri. Ishte një përpjekje për të destabilizuar marrëdhëniet. Ashtu si bëri kryeministri do doja të shprehja ndjesën kujtdo që publikimi i këtyre të dhënave u ka krijuar problematika. Këto janë ngjarje që ndodhin në shumë vende. Kanë ndodhur në SHBA”, deklaroi Balla./albeu.com