Armando Broja ishte protagonist në ndeshjen e djeshme kundër West Ham. Sulmuesi i kombëtares shqiptare fitoi penalltinë që i dha epërsinë 1-2 skuadrës së Southampton, që në fund fitoi me rezultatin 2-3.
Trajneri i “Shenjtorëve”, Ralph Hassenhutl, nuk habitet më nga paraqitjet e sulmuesit të kombëtares shqiptare dhe këtë e tha edhe pas ndeshjes së djeshme në deklaratën për mediat.
“Nuk jam i surprizuar nga paraqitja e Brojës pasi i njoh cilësitë e tij, është shume potent dhe shumë i shpejtë me topin në këmbë. Nga ndeshja në ndeshje ai po vjen gjithnjë e më shumë në rritje.
Jam i lumtur për Armandon që fitoi penalltinë, pasi nëse nuk do ta kishin penguar, ai do të shënonte”, deklaroi Hasenuttl. /h.ll/albeu.com