Nutricionistja Albana Daka, ka dhënë disa këshilla të vlefshme për të gjithë ata që janë të prekur nga kolesteroli për festat e fundvitit.
Këshillat ajo i dha në rubrikën “Abc-ja e shëndetit”, ku është ndalur sot te personat që vuajnë nga kolesteroli.
Daka është ndalur kryesisht te Bakllavaja dhe gjeli i detit, të cilat janë edhe ushqimet kryesore tradicionale që konsumohen gjatë festës.
“Mishi i gjelit të detit nuk ka kolesterol, sepse është mish i pastër. Por nuk duhet të abuzojmë me sheqernat, pasi kanë lidhje ngushtësisht me yndyrnat, pra transformohen në yndyrna. Marrja e tepruara e sheqernave, kryesisht në formën e ëmbëlsirave, bakllavasë, edhe në formën e të gjitha ushqimeve të procesuara siç janë sallamrat, proshutat. Tryezat duhet t’i mbushim me fruta të thata, gjel deti.
Përqindja më e madhe e kolesterit prodhohet në organizëm dhe një pjesë e vogël vjen nga regjimi ushqimor, megjithatë atë pjesë që vjen nga regjimi jonë ushqimor, ne duhet ta mbajmë të kontrolluar”, u shpreh Daka.
Gjithashtu në videon e mëposhtme të siguruar nga ABC, do të gjeni gjithë dietën me ushqime të shëndetshme për të gjithë ata që janë të prekur nga kolesteroli./albeu.com/