7 mijë dollarë për një veshje, Anxhelina Hadërgjonaj nuk kursehet aspak për tu dukur bukur (FOTO LAJM)

Anxhelina Hadërgjonaj ka tërhequr gjithmonë vëmendje me pamjen e saj të jashtme. Përveç trupit perfekt, ajo ka edhe një stil shumë të veçantë në veshje. Madje, nuk nguron ta shfaq edhe herë pas here në rrjetet sociale.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një fotografi me veshje dimërore dhe të gjithë janë surprizuar kur kanë zbuluar çmimin marramendës nga firma ‘Dior’.

Xhaketa kushton mbi 5000 dollarë, pantallonat rreth 2000 dollarë dhe dorëzat e kapuçi 554 dhe 490 dollarë.


Shtuar 27.12.2021 11:40