Kostas Manolas është larguar nga Napoli, që tani po shikon për një tjetër qendërmbrojtës.
Në Itali thonë se “axurrët” i janë kthyer pistës së Marash Kumbullës.
Lojtari i kombëtares së Shqipërisë ishte kërkuar nga Napoli edhe kur shpërtheu te skuadra e Hellas Verona.
Corriere dello Sport shkruan se Napoli po mundohet ta marrë nga Roma në huazim me të drejtë blerje dhe ta bashkojë Kumbullën me Amir Rrahmanin, me të cilin te Verona ishte shok skuadre. /albeu.com/