Mbrëmjen e djeshme zyrtarë policorë të Departamentit të Policisë Kriminale në rr. Bosnja dhe Hercegovina në Shkup ka ndaluar shtetasin A.O. (37) nga Gostivari.
Këtij shtetasi i janë gjetur rreth pesë kilogramë heroinë në vlerë rreth 200 mijë euro, të cilën e mbante në një çantë shpine.
Nga kontrolli në çantën e shpinës u gjet heroina, e cila ishte e paketuar në nëntë pako.
Shtetasi A.O. është privuar nga liria dhe gjatë ditës së sotme në ZPP-në kompetente Shkup do t’i drejtohet kallëzimi përkatës penal për veprën penale nga neni 215, ndërsa droga është konfiskuar.