Chelsea po përgatit planet për transferimet të cilat dëshiron të realizojë në vitin 2022. Tuchel kërkon ta bëjë ekipin e tij më sfidues për të tjerët dhe kërkon me çdo kusht të triumfojë në të gjitha kompeticionet e mundshme.
Sergej Milinkoviç Saviç i Lazios është një nga emrat e preferuar në repartin e mesfushës. Mesfushori serb është një nga më të mirët momentalisht në mesfushë dhe Tuchel dëshiron ta transferojë atë dhe ta bashkojë bashkë me dyshen Kante-Jorginho. Për të arritur tek Sergej do të jetë e vështirë pasi ai vlerësohet shumë nga klubi italian.
Gleison Bremer, qendërmbrojtësi i Torinos është një emër i lakuar për repartin defensiv të Tuchel. Bremer po shijon një sezon fantastik me klubin e Torinos kur performanca e tij ka spikatur tek shumë klube evropiane. Rudiger është shumë pranë largimit pasi gjermani nuk dëshiron të rinovojë kontratën e tij. Kështu, Bremer do të ishte partneri perfekt për Thiago Silvën.
Tchouameni, mesfushori i Monacos është gjithashtu një emër i preferuar për mesfushën.
Djaloshi është një fantazist i përkryer ku ndërton lojën dhe aktivizon ekipin mjaft mirë me aftësitë e tij.
Dembele i Barcelonës është një emër për sulmin e Chelsea-t. Që kur është transferuar tek spanjollët e Barcelonës, Dembele ka gjetur vetëm dëmtimet e shumta. Chelsea kërkon ta transferojë në Angli për t’i dhënë një frymë të re dhe për të tetuar “ringjalljen” e tij, pasi Tuchel e njeh shumë mirë talentin francez./h.ll/albeu.com