Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP” janë komentuar nga banorët situatat më pikante të ndodhura aty brenda. Në një moment u komentua edhe debati i fortë që Donaldi pati me Semin, kur ai tha se ishte beqar.
Teksa vajzat brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri u shprehën se do të reagonin njësoj si Semi, pavarësisht se Donaldi e di më mirë se çfarë ndjen. Nga ana tjetër, aktori i humorit u shpreh se e vlerëson këngëtaren e njohur për njeriun që është, edhe pse tani situata mes tyre është ndryshe.
“Sido që të jetë unë Semin e vlerësoj shumë si njeri, sepse është njeri besnik. Unë e kuptoj situatën mes Semit dhe meje tani, por sërish kam super vlerësime për atë vajzë. Kam pasur vlerësim edhe jashtë në situata që ndoshta të tjerët nuk kanë pasur aq vlerësim sa kam pasur unë për të”, tha Donaldi.
Ky i fundit shtoi se Semi do donte që ta vlerësonte për njeriun që është dhe jo për marrëdhënien që ka pasur. Madje Donaldi u shpreh se e ka marrë malli për të dhe se e ka shumë xhan.
View this post on Instagram