Yuri Yuri Kim me tone të qarta: SHBA e mbështet plotësisht Reformën në Drejtësi!

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të vazhdojnë të mbështesin fort reformën në drejtësi.

Në një postim në Twitter, ajo thekson se si përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara, është personalisht e përkushtuar për të siguruar një të ardhme të drejtë, demokratike dhe të sigurt për Shqipërinë.

“Më lejoni të jem e qartë: SH.B.A. e mbështet plotësisht reformën në drejtësi të Shqipërisë dhe aspiratat e anëtarësimit të saj në BE. Ne jemi me ju krah për krah.

Unë jam angazhuar personalisht si përfaqësuese e Presidentit të Shteteve të Bashkuara për të bërë gjithçka që mundem për të promovuar këtë reformë si një mjet për të arritur një të ardhme më të drejtë, më demokratike dhe më të sigurt për shqiptarët.

Projekti “Drejtësi për të gjithë” ka qenë njëri prej angazhimeve të shumta të SHBA-ve për të mbështetur reformën në drejtësi të Shqipërisë. Mbështetja jonë do të vazhdojë“, thekson ambasadorja.