Si sot 16 vite më parë, Eto’o turpëronte Realin e Madridit në Bernabeu (VIDEO)

Ishte 8 maji i vitit 2004, kur Samuel Eto’o turpëronte Realin e Madridit brenda në Santiago Bernabeu me një dygolësh fantastik. Eto’o në atë periudhë mbante veshur fanellën e Mallorcas dhe ishte vetëm 23-vjeç.

Ajo e vitit 2004 mund të konsiderohet si hakmarrje ndaj Realit të Madridit, i cili ishte klubi që e solli në Spanjë kur ishte vetëm 15-vjeç por në 3 sezonet që e pati në skuadër e aktivizoi në vetëm 3 ndeshje të La Ligas duke mos besuar te talenti i kamerunasit duke e huazuar edhe në ato 3 vite deri sa e shiti te Mallorca në vitin 2000 për vetëm 4,5 milionë euro.

Historia më pas dihet me Eto’o që fitoi gjithçka në karrierë në nivel klubesh me fanellat e Barcelonës e Interit.


Shtuar 8.05.2020 17:31