Ramadani: Fitore qetësie, jo komoditeti! Kisha vetëm një frikë sot

Zekirija Ramadani, pas fitores së marrë në krye të Egnatias, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport: “Pritnim fitore edhe më herët, në çdo takim jemi futur për ta marrë maksimumin. Sot na erdhi, fitore që na jep qetësi, por jo komoditet.

T’i bëjmë pushimet siç duhet, të pushojë edhe truri i lojtarëve, pasi presioni i rezultateve ka ndikuar.

Dhamë maksimumin, kishim edhe pak fat. Uroj futbollistët për angazhimin dhe fitoren. Kisha frikë vetëm pankinën, pasi kishim pak alternativa dhe lodhja do ndikonte që të bënim ndërrime të tjera.

Linja mbrojtëse funksionoi jashtë mase mirë. Ishim afër njëri-tjetrit, do përmirësohej gabimi nga tjetri.

Na bëri të kishim njëfarë sigurie, pasi jemi ndëshkuar nga mos përqendrimi në ndeshjet e fundit. Trajneri i vitit 2021? Në Kosovë shpallet ai që del kampion”. / h.ll/albeu.com


Shtuar 23.12.2021 19:37