Muajin e kaluar gazetarja e njohur, Anila Basha u bë nënë për herë të parë. Anila solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Aris, në kujtim të të atit Aristotel me të cilin ajo ka patur një lidhje mjaft të fortë
Shtatzëninë Anila e mbajti të fshehtë për 9 muaj dhe lajmi i ëmbël i ardhjes në jetë të vogëlushit u zbulua nga mediat. Ditën e sotme Aris bën 1 muajsh dhe Anila e ka prezantuar me publikun.
Gazetarja ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet me vogëlushin dhe nënën e saj në natyrë. “Sot biri im Aris bëri 1 muajsh”, shkruan Anila.