Një pjesë e Lezhës vijon të jetë pa energji elektrike

Ditën e djeshme, i gjithë qyteti i Lezhës mbeti pa energji elektrike pasi një përcjellës i linjës 220 kilovolt të linjës OST është këputur dhe ka rënë në rrjetin e shpërndarjes të OSHEE.

Operatorët kanë punuar për rikthimin e energjisë, por sërish një pjesë e qytetit të Lezhës vijon të jetë pa drita.

OST nuk e ka riparuar ende telin e linjës 220 kë që ka rënë në lagjen Gurra, i cili dëmtoi linjat e furnizimit me energji elektrike për qytetarët. OSHEE po pret që të zgjidhet ky problem dhe të ndërhyjë me qëllim rikthimin e energjisë./albeu.com


Shtuar 23.12.2021 08:39