Nëse kaloni një “xhiro” nga llogaria e Instagramit të balerinit të Top Channel, Ledian Agalliu, të bie në sy një bjonde bukuroshe e cila i merr të gjithë vëmëndjen balerinit.
Ditjona duket se është e dashura prej disa vitesh e balerinit simpatik të Top-it, dhe dyshja postojnë shpesh foto në llogaritë e tyre në instagram, duke mos i kursyer dedikimet e ëmbla për njëri tjetrin.
Nuk e dimë nëse çifti ka plane për të marrë hapin e madh, por nga fotot e postuara ata duken tejet të dashuruar e me siguri (dhe e urojmë) që dashuria e tyre të finalizohet edhe me dasmë.