Antonela dhe Iliri janë përfshirë në debat të ashpër dhe shkak për këtë është bërë deklarata e Ilirit që Sara, Antonela dhe Einxhel janë banorë kot brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Iliri tha se ky është mendimi i tij, ndërsa Antonela i tha se është krenare që ka dalë nga një reality show dhe shtoi se Iliri vetëm nga “Amici” njihet.
Pjesë nga biseda:
Iliri: Nuk kanë çfarë bëjnë dhe kthehen te e njëjta temë. Gjithsesi unë kam thënë mendimin tim, që këtu prisja njerëz artistë, që unë mund të mësoja diçka nga ata. Këtu nuk mësoj asgjë tjetër përveç llafeve.
Antonela: Nëse nuk të pëlqejmë mund të dalësh. Ti i kërkove falje vetëm Sarës jo mua dhe Einxhel.
Iliri: Jo unë do rri edhe shumë gjatë. Ty të thashë je deri diku kot se “Për’puthen” për 10 muaj të ka sjellë këtu.
Antonela: Si ty “Amici”.
Iliri: Nuk është e vërtetë.
Antonela: Vetëm si Iliri i “Amici” njihesh. E dimë shumë mirë.
Iliri: Nuk e njeh ti karrierën time.
Antonela: Pastaj ky më tha ti do ishe rivalja ime njësoj si Donaldi, kjo nuk përputhet.
Iliri: Për gjuhën që ke.
Antonela: Ti di me ba gjana të tjera ne përdorim gjuhën, ça të bëjmë.
Për Sarën ai tha se niset nga fakti që ka qenë në Itali dhe atje blogerët kanë përmasa të tjera. Sara i tha se ai që do të mësoj nga të tjerët, si me nivel intelektual vetë nuk i mëson ata dhe nuk hap tema.
Ndërsa Einxhel tha se Ilirin e ka pëlqyer shumë, se emisionin “Amici” e donte, por Iliri nuk është sjellë mirë ndaj saj.