Kastrioti “preja” e radhës, Laçi siguron fitoren e 5 radhazi (VIDEO)

Laçi mori fitoren e pestë radhazi dhe këtë herë kanë mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 kundër Kastriotit fqinj.

Bardhezinjtë e drejtuar nga Mirel Josa e zhbllokuan ndeshjen shumë shpejt, me anë të mesfushorit Regi Lushkja.

Mesfushori realizoi nga distanca për Laçin, që më pas e kontrolloi lojën dhe rrezikoi në një moment me Deliun.

Nga ana tjetër Prodani ishte shumë aktiv dhe iu afrua golit në fillim të pjesës së dytë, por gjuajtja e tij me kokë përfundoi jashtë.

Greca dhe Karakaçi iu afruan golit të barazimit për Kastriotin, që në 45 minutat e dyta bënë një ndeshje shumë të mirë.

Regi Lushkja ishte ai që e zgjidhi ndeshje, me golin e dytë që i dha tre pikët Laçit, që momentalisht barazohet me pikë me Kukësin dhe merr vendin e dytë.


Shtuar 22.12.2021 15:49