“Ish-qeraxhiu ta dijë se demokratët nuk ndalen”, Komisioni i Rithemelimit reagon pas vendosjes së kamerave në PD

Ditën e sotme selia blu u “blindua” nga kamerat e sigurisë, pas incidentit të ndodhur ditën e djeshme, ku një simpatizant I Berishës shkelmoi derën e njërës prej zyrave.

Pas masave të fundit të marra nga PD, ka ardhur edhe reagimi i Komisionit të Rithemelimit, i cili është shprehur se demokratët nuk do të ndalen.

Gjithashtu ata thanë se lider nuk të bën as brava e as vula, por mbështetja qytetare.

“Deputeti Basha, pas karriges, dita-dites po humbet dhe arsyen! Frika nga perballja me vullnetin e 44 mije demokrateve qe votuan per shkarkimin e tij ne dt 18 Dhjetor e shtyn cdo dite ne absurditete te reja.

Shnderrimi i shtepise se lirise ne nje bunker te sigurise se larte eshte deshmi e vetmise dhe paranojes qe ka kapluar karrigethyerin qe ka humbur arsyen per te kuptuar se lider dhe kryetar nuk te ben as vula, as brava dhe as kamerat e sigurise, por vullneti i 44 mije demokrateve qe te dhane pergjigjen me te merituar ne date 18 dhjetor.

Partia Demokratike do t’u rikthehet shume shpejt demokrateve, pronareve te saj te vertete dhe eshte ne te interes te ish-qeraxhiut ta kuptoje se nuk ka kamera, brave apo gaz lotsjelles qe mund t’a ndale vullnetin e tyre!”, thuhet në deklaratë./albeu.com/