Albana Vokshi ka nxjerrë shifrat e demokratëve që kanë votuar deri në momentet e fundit në referendumin e mbajtur për shkarkimin e kryedemokratit Basha.
Vokshi shprehet se ka një interes të pazakontë në këtë proces dhe fluksi sa vjen e rritet.
Fjala e Albana Vokshit:
Interesi i demokratëve për të votuar është shumë i lartë, është një nga ditët më të rëndësishme të pluralizmit politik në të gjithë vendin. Ka radhë të gjatë në qendrat e votimit, ka qytetarë që mund të presin me orë të tëra.
Shkodër 1080
Lezhë 1100
Kukës 915
Dibër 548
Durrës 1191
Tiranë 2566
Elbasan 731
Berat 251
Korçë 855
Fier 1535
Gjirrokastër 485
Vlorë 423
Në çdo qendër ka fluks dhe në momentet më pas ky fluks do vijojë të rritet.
Edhe Rama edhe Basha kanë kërkuar që ta pengojnë këtë Referendum, që është një ngjarje e paprecedentë për politikën shqiptare./albeu.com/