Referendumi, voton Berisha! Mesazh për Bashën e Ramën

Ish-kryeministi Berisha ka votuar në referendumin e thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij. Berisha ka dhënë edhe një mesazh për Lulzim Bashën dhe Edi Ramën.

Berisha u shpreh se Basha ka bërë çdo përpjekje të mbushë sallën e Kuvendit të thirrur prej tij me nxënës dhe drejtues të PS-së.

“Është anëtarësia ajo që vendos sot për shkarkimin e Lulzim Bravës nga ajo detyrë që siç dëshmoi nuk e ka merituar ndonjëherë. Ky është një kapitull i ri në rrugën e rithemelimit të PD-së dhe pluralizmit shqiptar. Ky është një akt madhor që ka dridh themelet e shtetit. E patë kreun e Meduzës se si përpiqej të tjetërsohej në çdo gjë. E patë Lul Bravën se si ka mbledh nga nxënës shkollash deri në kryetarët e PS-së. Shikoni nga ana tjetër se si ka sjellë shpresë të madhe PD-ja e re”, është shprehur Berisha./albeu.com/