Juventus po mendon një shkëmbim lojtarësh me Everton

Juventus ka hedhur sytë nga ekipi anglez i Evertonit dhe po mendon të kryej një shkëmbim me ta.

Mesfushori Arthur nuk është aspak në planet e Allegrit dhe është nxjerrë në merkato nga “Zonja e vjetër”. Një operacion interesant mund të lindë me Evertonin ku klubi italian pëlqen mbrojtësin Lucas Digne.

Duke patur parasytë vështirësitë me Alex Sandro, mbrojtësi i majtë Digne është i duhuri për Allegrin. Kështu, po mendohet nga ana e italianëve të ofrojnë Arthur në këmbim të Digne në merkaton e janarit./h.ll/albeu.com


Shtuar 18.12.2021 10:05