Allegri: Merkatoja e janarit nuk na ndihmon, ne duhet të rregullojmë disa pika

A mund ta ndihmojë merkatoja e janarit që Juventusi të zgjidhë problemet e tij? Kjo është një nga pyetjet që i është bërë Massimiliano Allegrit , trajnerit të Juventusit në konferencën për shtyp i cili u përgjigj kështu me bindje.

“Nuk ka kuptim të flasim për merkaton tani, ka edhe dy ndeshje për të luajtur. Pastaj klubi kujdeset për këtë, ne flasim çdo ditë dhe ne vlerësojmë situatat.

Por nuk është merkato e janarit që zgjidh atë që duhet të zgjidhim, ajo është faza e realizimit.Duhet të punojmë me lojtarët që kemi, skuadra është e shkëlqyer, duhet të përmirësohemi në disa aspektet, po.

Në sulm duhet të jemi më cinikë. Nuk duhet të mjaftohemi me një gol siç ndodhi me Venecian”, u shpreh Allegri./h.ll/albeu.com


Shtuar 17.12.2021 12:31