Berisha mesazh të koduar Bashës para Kuvendit: As humbje dhe as pazar!

Ditën e nesërme në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet Kuvendi i Lulzim Bashës i thirrur pas atij që mbajti Sali Berisha më 11 dhjetor në Air Albania.

Me moton “nesër zgjedhim të ardhmen…”, Basha u ka bërë thirrje demokratëve të marrin pjesë në Kuvendin e tij duke përsëritur për të disatën herë se ish-kryeministri Sali Berisha nuk mund të rikthehet në krye të PD.

Njëkohësisht ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha i cili duke folur për të ardhmen ka thumbuar keq Bashën për të cilin ka deklaruar se ka bërë pazare përfitimi me Edi Ramën.

“E ardhmja, nuk mund të jetë humbje dhe as Pazar. . Ajo duhet të jetë gjithnjë fitore dhe vetëm fitore. Rithemelimi I Partisë Demokratike është shpëtimi i Shqipërisë.” shprehet Berisha. /albeu.com/


Shtuar 17.12.2021 12:40