Sot merret vendimi! Lefter Koka nuk shkon në Gjykatë, e mbron avokati i Fatos Nanos

Ditën e sotme ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, i cili u vu në pranga një ditë më parë do të njihet me masën e sigurisë që do të vendosë Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ndaj tij

Mësohet se vetë Koka nuk do të paraqitet në seancën gjyqësore, për arsye që ende nuk dihen, por në sallë do të paraqitet vetëm avokati i tij. Ish-ministri i Mjedisit ka zgjedhur të mbrohet nga avokati Fatmir Braka, i cili njihet edhe si avokati i ish-Kryeministrit Fatos Nano.

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka u vu në pranga ditën e djeshme bashkë me dy persona të tjerë pasi akuzohet për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Ai u prangos në shtëpinë e tij në Durrës dhe me duar në xhepa e pa pranga u filmua teksa futej në Drejtorinë e Policisë në Tiranë. /albeu.com/

 


Shtuar 15.12.2021 11:24