Në mbrëmjen gala të ndarjes së çmimeve, fituesi i çmimin Golden Boy 2021, Pedri, ka folur për shortin e play off-it të Europa League, ku Barcelona e tij do të përballet me skuadrën e drejtuar nga Luciano Spalletti.
“Napoli është një rival i vështirë, por nuk ka pengesë që nuk mund të kalohet. Është një skuadër e bashkuar dhe kompakte, aty luan edhe Fabian Ruiz, të cilin e kam shok”.
Talenti i ri i Barcelonës ka folur edhe për çmimin që ka marrë: “Jam shumë i lumtur që jam këtu për të marrë këtë çmim, ashtu si shumë legjenda që e kanë fituar në të shkuarën.
Është shumë e bukur që të fitosh të njëjtin çmim që ka marrë Messi, që për mua mbetet futbollisti më i mirë në botë, është një nder i madh”.