Chiara Ferragni ka bërë së fundmi një postim që ka tërhequr vëmendjen e adhuruesve të saj shqiptar. Blogerja italiane ka krahasuar bashkëshortin e saj, Fedez për aftësitë e tij në kërcim me balerinin shqiptar, Kledi Kadiu. Ajo ka ndarë një mesazh që i ka dërguar të shoqit: “Nuk e dija që isha martuar me Kledi Kadiun.”
Balerini shqiptar ka ndërtuar një karrierë mjaft të suksesshme në shtetin fqinj. Eksperienca e parë televizive erdhi në vitin 1996 dhe vitin pasardhës ai u bë balerin kryesor në programe të njohura për publikun e gjerë si “Buona Domenica”, “C’e posta per te” dhe “Amici” të Maria De Filippi.
Ai është i martuar me Charlotte Lazzari. Dy vite pas dasmës së tyre, mirëpritën vajzën me emrin Lea në vitin 2016. Ndërsa në muajin gusht të këtij viti, ata u bënë prindër për të dytën herë, të një djali me emrin Gabriel.