Selia e rrethuar nga policia, Paloka: Nuk marrim asgjë me dhunë!

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka tha për mediat se demokratët e mbledhur në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha “nuk marrin asgjë me dhunë”.

“Nëse në selinë e PD kanë frikë dhe demokratët ky është fundi pastaj, ne nuk marrim asgjë me dhunë nuk ka nevojë”, tha Paloka.

I pyetur nëse ka një plan për t’u drejtuar në selinë e PD, pasi në ambientet e jashtme të saj ka edhe furgona policie, Paloka u përgjigj:

“Kuvendi mori vendimin e tij. Të gjithë kanë detyrimin të zbatojnë vendimet e Kuvendit”. /albeu.com/

 


Shtuar 11.12.2021 15:49