Raiola: Haaland do të shkojë në një nga 15 klubet më të mira të Europës, në Sport 1 ai kishte përmendur 4

Haaland mund dhe do të bëjë hapin tjetër. Bayern Munich, Real Madrid, Barcelona ose Manchester City: këto janë klubet e mëdha ku ai mund të shkojë, raporton TuttoMercatoWeb.

Pas intervistës së gjatë me Sport 1 për të ardhmen e Erling Haaland dhe më gjerë, Mino Raiola donte të bënte një korrigjim përmes kanaleve të tij sociale:

“4 klubet që përmenda për Haaland ishin vetëm një shembull. Kur të largohet, ai do të shkojë në një nga 15 klubet me te mira ne Europe. Sot Erling mendon ekskluzivisht per futbollin, nuk ka negociata me asnje klub. Dhe po e perseris ate qe thashe:ai nuk eshte i sigurt nese do te largohet nga Borussia Dortmund që në verë, ndoshta do ta bejë pas një sezoni tjetër”, janë fjalët e agjentit të njohur për klientin e tij. /albeu.com/


Shtuar 11.12.2021 15:49