Sot, në orën 10:00, do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Kuvendi do të mblidhet në stadiumin “Air Albania” dhe sipas Berishës janë mbledhur më shumë se 4200 firma të delegatëve.
Dy orë para nisjes, Berisha ka ndarë një mesazh në Facebook për demokratët, ku sqaron se delegatët do të kenë një hyrje ndryshe nga anëtarët dhe simpatizantët e PD-së.
Berisha gjithashtu shkruan se gjithçka është gati.
“Sot ne ora 10:00 ne Arena Air Albania mbahet Kuvendi i ri-themelimit te PD-se. Rikujtim: TE GJITHE anetaret mund te vijne, delegatet do te kene hyrjen e vecante dhe anetaret e simpatizantet hyrjen e tyre”, shkruan Berisha./albeu.com