Ngacmoi seksualisht punonjëset? Flet 33-vjeçari: Jam i pafajshëm!

Pak ditë më parë në media bëri bujë lajmi i arrestimit të një të riu në Tiranë i cili akuzohej se ngacmonte seksualisht disa punonjëse.

Shtetasi i akuzuar është 33-vjeçari, Edmond Qenani, ndaj të cilit është marrë masa “arrest shtëpiak”.

Ndërkohë që gjykata e ka dënuar me këtë masë sigurie, Qenani shkruan i bindur se është i pafajshëm dhe këtë do t’a provojë nëpërmjet drejtësisë.

33-vjeçari në postimin e tij ka thënë edhe se familjarët dhe të afërmit e tij e dinë se kush është ai dhe se nuk kanë pse të shqetësohen, pasi e vërteta do të dalë shumë shpejt.

Postimi i plotë:

Sqarim per media! Duke marre shkas mbi rrjedhojen e ngjarjeve te diteve fundit dua te bej me dije disa sqarime dhe detaje rreth cfare ka ndodhur nga dita e Marte, dt. 28.04.2020 qe une jam goditur nga nje frikacak, harbut e arrogant i pushtetit te “Shqiponjave” dhe menjehere ”vet-arrestuar” (e theksoj vet-arrestuar pasi ne procesverbalin e Oficerit te Policise Gjyqesore te Komisariatit numer 2, Tirane, shkruhet se qenkam i arrestuar ne flagrance), deri me 01.05.2020 qe Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tiranecakton masen e sigurise “Arrest ne shtepi” te parashikuar nga neni kaq e aq . very very soon! E verteta do dale shume shpejt, lehtesisht e vertetueshme!

Jam me i motivuar se kurre qe ceshtjes time ti shkoj deri ne fund e per kete do punoj nate e dite: > me avokatet e mi brenda dhe jasht vendit, me perfaqesite diplomatike te vendit e te jashtme, me sherbimet inteligjente informative sekrete te brendshme e te jashtme, me median e lire ne vend si dhe ate nderkombetare e investigative, per te hedhur ne drite dhe te zezen mbi te bardhe te verteten absolute unike definitive mbi ngjarjet qe kan ndodhur me dt. 28.04.20, si dhe ato para-rendese e ato pas.

E mbi te gjitha per te vene para ndergjegjes te paster e para drejtesise cdokend te perfshire direkt apo indirekt ne kete histori te ndyre e te ulet, te perballet me ligjin per cdo fjale e fjali te shpifur e cdo trillim te sajuar ndaj personit tim dhe integritetit tim.

Jeta eshte e gjate e une nuk nxitoj. E verteta nuk vdes. Me e rendesishme se kjo dua qe ju miqte e mi te jeni mese te qete e te duruar e ketu po i jap rendesi me se shumti familjes time, prinderve te mi te shtrenjte qe jane shqetesuar meseshumti nga bombardimet e mediave me lajme te rreme, miqte e mi te ngushte qe me njohin nga afer.

Te afermit e mi: Ju me njihni kush jam, dhe e dini shume mire se cfare vlerash perfaqesoj. Rrini te qete dhe kini besim. Kaq mjafton.Persa i perket demit moral, fizik, shpirteror dhe integritetit tim e personalitetit tim une kam te gjithe instrumentat dhe strukturat brenda dhe jashte vendit qe do bashkpunojne per te verteten time dhe rikuperimin e figures time. Turp per shpifesit, trilluesit dhe frikacaket!

Une di te them vec nje gje; Nje fraze filozofike dhe fantastike nga nje liber i shenjte, ku shkruhet se: “Pas cdo lehtesimi ka nje veshtiresi; pas cdo veshtiresie ka nje lehtesim.” Koha verteton. Une jam ketu.

Per momentin arrest ne shtepi. Shenim: Faleminderit te gjithe ju kudondodheni qe me jeni gjendur prane fizikisht e virtualisht me keni motivuar edhe frymezuar qe keto dite te veshtira per mua dhe familjen time te kalojne me qetesi e dashuri. Respekte!


Shtuar 2.05.2020 19:22